Rreth pozicionit
ELECTROMAGIC KËRKON SHOFER – TRANSPORTUES DHE SHPËRNDARËS MALLRASH
Electromagic është në kërkim të një personi të përgjegjshëm, energjik dhe të përkushtuar për t’u bashkuar me ekipin tonë në pozicionin Shofer – Transportues dhe Shpërndarës Mallrash.
Kandidati do të jetë përgjegjës për transportin dhe dorëzimin e produkteve te klientët, si dhe do të angazhohet në proceset e ngarkimit, shkarkimit dhe transportimit fizik të tyre.
Detyrat
Detyrat kryesore
- Transportimi i produkteve dhe pajisjeve të kompanisë drejt adresave të klientëve, dyqaneve dhe partnerëve.
- Angazhimi në ngarkimin dhe shkarkimin e produkteve nga automjeti, si dhe transportimin e tyre deri në ambientet e klientit apo dyqanit.
- Sigurimi i dorëzimit të produkteve në kohën e duhur dhe në gjendje të mirë.
- Kujdesi për produktet gjatë transportit dhe dorëzimit te klienti.
- Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe procedurave të kompanisë.
- Bashkëpunimi me kolegët për të garantuar një shërbim cilësor ndaj klientëve.
Kualifikimet
Kualifikimet e kërkuara
- Patentë drejtimi e kategorisë B.
- Eksperienca e mëparshme në transportin dhe shpërndarjen e mallrave përbën përparësi.
- Gatishmëri për t’u angazhuar në procese fizike të ngarkimit, shkarkimit dhe transportimit të produkteve.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të komunikuar me korrektësi me klientët.
Shënime
Mënyra e aplikimit
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në adresën e emailit: info@electromagic.al ose të kontaktojnë në numrin +355 68 515 2661