Electromagic

Shofer Transportues

Tirane • 29/10/2026 • Afati: 27/11/2026 • 15

Rreth pozicionit

ELECTROMAGIC KËRKON SHOFER – TRANSPORTUES DHE SHPËRNDARËS MALLRASH

Electromagic është në kërkim të një personi të përgjegjshëm, energjik dhe të përkushtuar për t’u bashkuar me ekipin tonë në pozicionin Shofer – Transportues dhe Shpërndarës Mallrash.

Kandidati do të jetë përgjegjës për transportin dhe dorëzimin e produkteve te klientët, si dhe do të angazhohet në proceset e ngarkimit, shkarkimit dhe transportimit fizik të tyre.

Detyrat

Detyrat kryesore

  • Transportimi i produkteve dhe pajisjeve të kompanisë drejt adresave të klientëve, dyqaneve dhe partnerëve.
  • Angazhimi në ngarkimin dhe shkarkimin e produkteve nga automjeti, si dhe transportimin e tyre deri në ambientet e klientit apo dyqanit.
  • Sigurimi i dorëzimit të produkteve në kohën e duhur dhe në gjendje të mirë.
  • Kujdesi për produktet gjatë transportit dhe dorëzimit te klienti.
  • Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe procedurave të kompanisë.
  • Bashkëpunimi me kolegët për të garantuar një shërbim cilësor ndaj klientëve.

Kualifikimet

Kualifikimet e kërkuara

  • Patentë drejtimi e kategorisë B.
  • Eksperienca e mëparshme në transportin dhe shpërndarjen e mallrave përbën përparësi.
  • Gatishmëri për t’u angazhuar në procese fizike të ngarkimit, shkarkimit dhe transportimit të produkteve.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të komunikuar me korrektësi me klientët.

Shënime


Mënyra e aplikimit

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në adresën e emailit: info@electromagic.al ose të kontaktojnë në numrin +355 68 515 2661