Rreth pozicionit
Teknik-Instalator Panelesh Fotovoltaike
Puna e Hene -e Premte .
Orari : 08:00-17:00
Detyrat
- Montimi i strukturave mbajtëse dhe paneleve fotovoltaike në çati dhe në terren.
- Instalimi dhe sistemimi i kabllove elektrike DC/AC.
- Montimi dhe lidhja e inverterëve fotovoltaikë, kuadrove elektrike dhe pajisjeve mbrojtëse.
- Asistencë në instalimin e baterive dhe sistemeve të ruajtjes së energjisë (BESS).
- Kryerja e kontrolleve teknike dhe mirëmbajtjes së sistemeve fotovoltaike.
- Zbatimi i standardeve teknike dhe rregullave të sigurisë në punë.
Kualifikimet
- Arsim profesional në fushën elektrike, elektroteknike ose fusha të ngjashme (i preferueshëm).
- Njohuri bazë mbi instalimet elektrike dhe sistemet fotovoltaike.
- Eksperiencë në instalime elektrike ose montim panelesh diellore (avantazh).
- Aftësi për përdorimin e veglave dhe pajisjeve të punës.
- Aftësi për të punuar në lartësi dhe në ambiente të jashtme, duke respektuar masat e sigurisë.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup.
- Gatishmëri për të udhëtuar në kantierë të ndryshëm sipas projekteve.
- Patentë drejtimi e kategorisë B (avantazh).
- Kandidatët pa eksperiencë të drejtpërdrejtë në fotovoltaikë, por me njohuri elektrike dhe dëshirë për t’u trajnuar, janë të mirëpritur të aplikojnë.
Shënime
Çfarë ofrojmë?
- Punësim të rregullt dhe kontratë pune.
- Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe aftësive.
- Trajnime profesionale në teknologjitë fotovoltaike dhe sistemet BESS.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.
- Ambient pune profesional dhe projekte të ndryshme në sektorin e energjisë së rinovueshme.
Nëse je i interesuar të bëhesh pjesë e ekipit tonë dhe të kontribuosh në një industri të rëndësishme për të ardhmen, na dërgo CV-në tënde në projektim-det@det-de.al
Tel : 0688084740
Bashkohu me ne dhe bëhu pjesë e revolucionit në energjinë e qëndrueshme!