Deutsche Energie Technologie

Teknik-Instalator Panelesh Fotovoltaike

Tirane • 23/11/2026 • Afati: 21/12/2026 • 20

Rreth pozicionit

Teknik-Instalator Panelesh Fotovoltaike

Puna e Hene -e Premte .

Orari : 08:00-17:00

Detyrat

  • Montimi i strukturave mbajtëse dhe paneleve fotovoltaike në çati dhe në terren.
  • Instalimi dhe sistemimi i kabllove elektrike DC/AC.
  • Montimi dhe lidhja e inverterëve fotovoltaikë, kuadrove elektrike dhe pajisjeve mbrojtëse.
  • Asistencë në instalimin e baterive dhe sistemeve të ruajtjes së energjisë (BESS).
  • Kryerja e kontrolleve teknike dhe mirëmbajtjes së sistemeve fotovoltaike.
  • Zbatimi i standardeve teknike dhe rregullave të sigurisë në punë.

Kualifikimet

  • Arsim profesional në fushën elektrike, elektroteknike ose fusha të ngjashme (i preferueshëm).
  • Njohuri bazë mbi instalimet elektrike dhe sistemet fotovoltaike.
  • Eksperiencë në instalime elektrike ose montim panelesh diellore (avantazh).
  • Aftësi për përdorimin e veglave dhe pajisjeve të punës.
  • Aftësi për të punuar në lartësi dhe në ambiente të jashtme, duke respektuar masat e sigurisë.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup.
  • Gatishmëri për të udhëtuar në kantierë të ndryshëm sipas projekteve.
  • Patentë drejtimi e kategorisë B (avantazh).
  • Kandidatët pa eksperiencë të drejtpërdrejtë në fotovoltaikë, por me njohuri elektrike dhe dëshirë për t’u trajnuar, janë të mirëpritur të aplikojnë.

Shënime


Çfarë ofrojmë?

  • Punësim të rregullt dhe kontratë pune.
  • Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe aftësive.
  • Trajnime profesionale në teknologjitë fotovoltaike dhe sistemet BESS.
  • Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.
  • Ambient pune profesional dhe projekte të ndryshme në sektorin e energjisë së rinovueshme.

Nëse je i interesuar të bëhesh pjesë e ekipit tonë dhe të kontribuosh në një industri të rëndësishme për të ardhmen, na dërgo CV-në tënde në projektim-det@det-de.al

Tel : 0688084740

Bashkohu me ne dhe bëhu pjesë e revolucionit në energjinë e qëndrueshme!