Rreth pozicionit
Specialist/e për Inventarin dhe Operacionet E-commerce Pozicioni: Full-Time
HR Studio është në kërkim të një Specialist/e për Inventarin dhe Operacionet E-commerce, për llogari të një prej klientëve të saj.
Kërkojmë një person të organizuar, të përgjegjshëm dhe të orientuar drejt detajeve, e/i cili do të kujdeset për menaxhimin e inventarit, përpunimin e porosive online dhe koordinimin e aktiviteteve të përditshme të shitjeve.
Detyrat
- Menaxhimi dhe monitorimi i inventarit dhe stokut të produkteve në sistemin Shopify.
- Organizimi i furnizimeve dhe shpërndarjes së produkteve në pikat fizike të shitjes.
- Përgatitja, regjistrimi dhe ndjekja e porosive online dhe dërgesave.
- Koordinimi me shërbimet postare dhe përgatitja e dokumentacionit përkatës.
- Menaxhimi i komunikimit me klientët përmes Instagram, TikTok, WhatsApp dhe email-it.
- Ndjekja e kërkesave të klientëve, kthimeve dhe krediteve përkatëse.
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për përmbajtjen në rrjetet sociale dhe koordinimin me influencerët.
- Përgatitja e raporteve bazë mbi porositë, inventarin dhe aktivitetin e shitjeve.
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme në e-commerce, menaxhim inventari, administrim porosish ose pozicione të ngjashme.
- Njohuri në përdorimin e platformave të shitjeve online; eksperienca me Shopify përbën avantazh.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhim efikas të disa proceseve njëkohësisht.
- Njohuri të mira të paketës MS Office, veçanërisht Excel.
- Aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt shërbimit ndaj klientit.
- Saktësi, përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin.
Shënime
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në: b.simaku@hrstudiobs.com ose ne numrin e celularit; +355694504920
Vendndodhja: Tiranë