HR-Studio

Specialist/e për Inventarin dhe Operacionet E-commerce

Tirane • 16/11/2026 • Afati: 10/12/2026 • 27

Rreth pozicionit

Specialist/e për Inventarin dhe Operacionet E-commerce​ Pozicioni: Full-Time

HR Studio është në kërkim të një Specialist/e për Inventarin dhe Operacionet E-commerce, për llogari të një prej klientëve të saj.

Kërkojmë një person të organizuar, të përgjegjshëm dhe të orientuar drejt detajeve, e/i cili do të kujdeset për menaxhimin e inventarit, përpunimin e porosive online dhe koordinimin e aktiviteteve të përditshme të shitjeve.

Detyrat

  • Menaxhimi dhe monitorimi i inventarit dhe stokut të produkteve në sistemin Shopify.
  • Organizimi i furnizimeve dhe shpërndarjes së produkteve në pikat fizike të shitjes.
  • Përgatitja, regjistrimi dhe ndjekja e porosive online dhe dërgesave.
  • Koordinimi me shërbimet postare dhe përgatitja e dokumentacionit përkatës.
  • Menaxhimi i komunikimit me klientët përmes Instagram, TikTok, WhatsApp dhe email-it.
  • Ndjekja e kërkesave të klientëve, kthimeve dhe krediteve përkatëse.
  • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për përmbajtjen në rrjetet sociale dhe koordinimin me influencerët.
  • Përgatitja e raporteve bazë mbi porositë, inventarin dhe aktivitetin e shitjeve.

Kualifikimet

  • Eksperiencë e mëparshme në e-commerce, menaxhim inventari, administrim porosish ose pozicione të ngjashme.
  • Njohuri në përdorimin e platformave të shitjeve online; eksperienca me Shopify përbën avantazh.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhim efikas të disa proceseve njëkohësisht.
  • Njohuri të mira të paketës MS Office, veçanërisht Excel.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt shërbimit ndaj klientit.
  • Saktësi, përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin.

Shënime


Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në: b.simaku@hrstudiobs.com ose ne numrin e celularit; +355694504920

Vendndodhja: Tiranë