Bujtina e Gjelit

Menaxher/e

Tirane • 16/11/2026 • Afati: 16/12/2026 • 18

Rreth pozicionit

Bujtina e Gjelit kërkon të punësojë një Menaxher/e, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin e përditshëm të aktivitetit, koordinimin e stafit dhe garantimin e një shërbimi cilësor për klientët.

Detyrat

  • Organizon dhe mbikëqyr aktivitetin e përditshëm të bujtinës.
  • Menaxhon dhe koordinon stafin, duke siguruar mbarëvajtjen e punës.
  • Mbikëqyr cilësinë e shërbimit dhe kujdeset për kënaqësinë e klientëve.
  • Menaxhon rezervimet dhe komunikimin me klientët.
  • Kontrollon respektimin e standardeve të higjienës, pastërtisë dhe mikpritjes.
  • Ndjek furnizimet, inventarin dhe shpenzimet operative.
  • Përgatit raporte periodike mbi ecurinë e aktivitetit.

Kualifikimet

  • Eksperiencë e mëparshme në pozicione menaxheriale, preferohet në hoteleri ose restorante.
  • Aftësi shumë të mira organizative, drejtuese dhe komunikuese.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze; gjuhët e tjera përbëjnë avantazh.
  • Aftësi për menaxhimin e stafit dhe zgjidhjen e situatave problematike.
  • Njohuri bazë të programeve kompjuterike dhe sistemeve të rezervimit.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim ndaj punës.
  • Fleksibilitet në orare dhe aftësi për të punuar nën presion.

Shënime

Kandidatet e interesuar te kontaktojne ne numrin e tel: +355 68 202 0772