Rreth pozicionit
Bujtina e Gjelit kërkon të punësojë një Menaxher/e, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin e përditshëm të aktivitetit, koordinimin e stafit dhe garantimin e një shërbimi cilësor për klientët.
Detyrat
- Organizon dhe mbikëqyr aktivitetin e përditshëm të bujtinës.
- Menaxhon dhe koordinon stafin, duke siguruar mbarëvajtjen e punës.
- Mbikëqyr cilësinë e shërbimit dhe kujdeset për kënaqësinë e klientëve.
- Menaxhon rezervimet dhe komunikimin me klientët.
- Kontrollon respektimin e standardeve të higjienës, pastërtisë dhe mikpritjes.
- Ndjek furnizimet, inventarin dhe shpenzimet operative.
- Përgatit raporte periodike mbi ecurinë e aktivitetit.
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme në pozicione menaxheriale, preferohet në hoteleri ose restorante.
- Aftësi shumë të mira organizative, drejtuese dhe komunikuese.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze; gjuhët e tjera përbëjnë avantazh.
- Aftësi për menaxhimin e stafit dhe zgjidhjen e situatave problematike.
- Njohuri bazë të programeve kompjuterike dhe sistemeve të rezervimit.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim ndaj punës.
- Fleksibilitet në orare dhe aftësi për të punuar nën presion.
Shënime
Kandidatet e interesuar te kontaktojne ne numrin e tel: +355 68 202 0772