Kalaja Talent Consulting

Inxhinier Preventivues/ Kostoist

Tirane • 20/11/2026 • Afati: 15/12/2026 • 19

Rreth pozicionit

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Inxhnier Preventivues/ Kostoist.

Detyrat

  • Përgatitja dhe hartimi i preventivave (BOQ) për projektet e ndërtimit.
  • Analizimi i projekteve teknike, specifikimeve dhe dokumentacionit përkatës.
  • Llogaritja e sasive të materialeve, punimeve dhe burimeve të nevojshme për realizimin e projekteve.
  • Vlerësimi dhe përllogaritja e kostove të materialeve, fuqisë punëtore, pajisjeve dhe shërbimeve.
  • Hartimi i analizave të çmimeve dhe përllogaritja e kostos totale të projekteve.
  • Kërkimi dhe krahasimi i ofertave nga furnitorët dhe nënkontraktorët.
  • Monitorimi i kostove gjatë zbatimit të projekteve dhe evidentimi i devijimeve nga buxheti i planifikuar.
  • Bashkëpunimi me inxhinierët e projektimit, zbatimit dhe departamentet e tjera për sigurimin e saktësisë së preventivave.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose në një fushë të ngjashme.
  • 4–6 vite përvojë pune në pozicione të ngjashme.
  • Përvojë në vlerësimin e kostove, llogaritjen e sasive dhe përgatitjen e preventivave (BOQ).
  • Njohuri shumë të mira mbi kostot e ndërtimit, materialet dhe proceset e punimeve.
  • Njohuri mbi leximin dhe interpretimin e projekteve dhe dokumentacionit teknik.
  • Aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike për preventivim dhe MS Office.
  • Saktësi, aftësi analitike dhe organizative.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të respektuar afatet kohore.

Shënime


Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.