Rreth pozicionit
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Inxhnier Preventivues/ Kostoist.
Detyrat
- Përgatitja dhe hartimi i preventivave (BOQ) për projektet e ndërtimit.
- Analizimi i projekteve teknike, specifikimeve dhe dokumentacionit përkatës.
- Llogaritja e sasive të materialeve, punimeve dhe burimeve të nevojshme për realizimin e projekteve.
- Vlerësimi dhe përllogaritja e kostove të materialeve, fuqisë punëtore, pajisjeve dhe shërbimeve.
- Hartimi i analizave të çmimeve dhe përllogaritja e kostos totale të projekteve.
- Kërkimi dhe krahasimi i ofertave nga furnitorët dhe nënkontraktorët.
- Monitorimi i kostove gjatë zbatimit të projekteve dhe evidentimi i devijimeve nga buxheti i planifikuar.
- Bashkëpunimi me inxhinierët e projektimit, zbatimit dhe departamentet e tjera për sigurimin e saktësisë së preventivave.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose në një fushë të ngjashme.
- 4–6 vite përvojë pune në pozicione të ngjashme.
- Përvojë në vlerësimin e kostove, llogaritjen e sasive dhe përgatitjen e preventivave (BOQ).
- Njohuri shumë të mira mbi kostot e ndërtimit, materialet dhe proceset e punimeve.
- Njohuri mbi leximin dhe interpretimin e projekteve dhe dokumentacionit teknik.
- Aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike për preventivim dhe MS Office.
- Saktësi, aftësi analitike dhe organizative.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të respektuar afatet kohore.
Shënime
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.