Rreth pozicionit
HR Studio është në kërkim të një Inventarizues Magazine Tirane për një nga kompanitë partnere. Kërkojmë një profil i cili do te jete pergjegjes per kontrollin, rregjistrimin dhe saktesise se stokut fizik te magazines.
Detyrat
- Kryerja periodike e inventarëve fizikë;
- Numërimi dhe verifikimi i produkteve në magazinë;
- Krahasimi i gjendjes fizike me të dhënat në sistem;
- Evidentimi dhe raportimi i diferencave në inventar;
- Kontrolli i hyrje-daljeve dhe dokumentacionit përkatës;
- Bashkëpunimi me magazinën dhe financën për rakordimin e stokut;
- Përgatitja e raporteve të inventarit.
Kualifikimet
- Eksperienca e mëparshme në magazinë ose inventar përbën avantazh;
- Aftësi të mira numerike dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Njohuri bazë të Excel-it dhe programeve të menaxhimit të stokut;
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe organizim;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
Shënime
Çfarë ofrohet:
- Punësim i qëndrueshëm;
- Kushte të mira pune;
- Pagë konkurruese;
- Mundësi për zhvillim profesional.
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920