HR-Studio

Inventarizues Magazine

Tirane • 16/10/2026 • Afati: 29/11/2026 • 28

Rreth pozicionit

HR Studio është në kërkim të një Inventarizues Magazine Tirane për një nga kompanitë partnere. Kërkojmë një profil i cili do te jete pergjegjes per kontrollin, rregjistrimin dhe saktesise se stokut fizik te magazines.

Detyrat

  • Kryerja periodike e inventarëve fizikë;
  • Numërimi dhe verifikimi i produkteve në magazinë;
  • Krahasimi i gjendjes fizike me të dhënat në sistem;
  • Evidentimi dhe raportimi i diferencave në inventar;
  • Kontrolli i hyrje-daljeve dhe dokumentacionit përkatës;
  • Bashkëpunimi me magazinën dhe financën për rakordimin e stokut;
  • Përgatitja e raporteve të inventarit.

Kualifikimet

  • Eksperienca e mëparshme në magazinë ose inventar përbën avantazh;
  • Aftësi të mira numerike dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Njohuri bazë të Excel-it dhe programeve të menaxhimit të stokut;
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe organizim;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.

Shënime


Çfarë ofrohet:

  • Punësim i qëndrueshëm;
  • Kushte të mira pune;
  • Pagë konkurruese;
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920