Rreth pozicionit
HR Studio është në kërkim të një Tapicieri për një kompani që operon në fushën e prodhimit të mobilieve.
Kërkojmë një profesionist me eksperiencë në tapicimin e mobilieve, aftësi praktike dhe kujdes për detajet, për t’u bërë pjesë e ekipit të prodhimit.
Detyrat
- Kryerja e proceseve të tapicimit për divane, kolltuqe, karrige, krevate dhe mobilie të tjera.
- Matja, prerja dhe përshtatja e materialeve të tapicerisë sipas modeleve dhe përmasave të kërkuara.
- Përgatitja dhe vendosja e sfungjerit, mbushjeve dhe materialeve mbështjellëse.
- Veshja dhe fiksimi i copës, lëkurës ose materialeve të tjera, duke siguruar tendosje dhe përfundim të rregullt.
- Përdorimi i saktë dhe i sigurt i veglave dhe pajisjeve të punës.
- Kontrolli i cilësisë së punimeve dhe korrigjimi i defekteve përpara dorëzimit.
- Bashkëpunimi me ekipin për realizimin e porosive brenda afateve
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme si tapicier në mobileri.
- Njohuri mbi materialet dhe teknikat e tapicimit.
- Aftësi për të punuar sipas përmasave, modeleve dhe udhëzimeve të prodhimit.
- Saktësi, shkathtësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në ekip
Shënime
Çfarë ofrohet:
- Pagë konkurruese.
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për të ndërtuar karrierë në industrinë e turizmit.
Per te aplikuar dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com ose ne numrin e celularit +355 69 45 04 920.