HR-Studio

Specialist Finance Magazine

Durrës • 16/11/2026 • Afati: 03/12/2026 • 23

Rreth pozicionit

HR Studio, për llogari të një kompanie partnere, është në kërkim të një Specialisti Finance Magazine, i cili do të jetë përgjegjës për administrimin dhe kontrollin financiar të lëvizjeve të magazinës, regjistrimin e dokumentacionit dhe rakordimin e gjendjeve fizike me sistemin financiar.

Detyrat

  • Regjistrimi dhe kontrolli i hyrje-daljeve të mallrave në sistem.
  • Përgatitja dhe administrimi i faturave, fletëhyrjeve dhe fletëdaljeve.
  • Rakordimi periodik i gjendjes fizike të magazinës me të dhënat në sistem.
  • Kontrolli i dokumentacionit financiar që shoqëron lëvizjet e mallrave.
  • Ndjekja dhe evidentimi i diferencave në inventar.
  • Pjesëmarrja në proceset e inventarizimit periodik.
  • Përgatitja e raporteve mbi gjendjen e stokut dhe lëvizjet e magazinës.
  • Bashkëpunimi me departamentin e financës, shitjeve dhe logjistikës.
  • Sigurimi i saktësisë së të dhënave dhe dokumentacionit financiar.

Kualifikimet

  • Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në financë magazine, kontabilitet ose administrim stoku.
  • Njohuri të mira të programeve financiare dhe sistemeve të menaxhimit të magazinës.
  • Njohuri të mira të Microsoft Excel.
  • Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Korrektësi, përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në ekip.
  • Aftësi të mira organizative dhe përmbushje të detyrave brenda afateve.

Shënime


Apliko tani!
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në:b.simaku@hrstudiobs.com , +355 69 45 04 920