Dutch Global Maintenance DGM

Specialist Xhami

Tirane • 16/11/2026 • Afati: 14/12/2026 • 19

Rreth pozicionit

Kompania Dutch Global Maintenance (DGM) kërkon të punësojë Specialist Xhami, i cili kryen mirëmbajtjen, zëvendësimin dhe instalimin e xhamave në ambientet e aeroportit, duke siguruar cilësinë, sigurinë dhe funksionalitetin e tyre sipas standardeve teknike.

Detyrat

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:

  • Kryen punime për mirëmbajtjen, heqjen dhe vendosjen e xhamave dhe sipërfaqeve të tjera xhami në ambientet e aeroportit.
  • Zëvendëson xhamat e dëmtuar sipas specifikimeve teknike dhe standardeve të sigurisë.
  • Realizon instalimin e xhamave të rinj në struktura metalike ose ndërtimore.
  • Përdor pajisje të specializuara për prerjen, ngritjen dhe pozicionimin e xhamave në lartësi ose në zona me qasje të kufizuar.
  • Kontrollon rregullisht elementët mbajtës të xhamave (struktura metalike, profile, elementë fiksues) dhe ndërhyn për riparime në rast nevoje.
  • Raporton çdo dëmtim apo problematikë që ndikon në qëndrueshmërinë e sipërfaqeve xhami.
  • Bashkëpunon me ekipin teknik për realizimin e projekteve që përfshijnë modifikime të strukturave xhami.

Kualifikimet

Aftësite e kërkuara:

  • Preferohet diplomë profesionale ose universitare në konstruksione metalike, ose të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në punime me xhama (instalim, mirëmbajtje fasadash, etj.).
  • Njohuri mbi përdorimin e pajisjeve për ngritje, transport dhe instalim të xhamave në lartësi.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të komunikuar në mënyrë efektive.

Shënime


Ofrohet:

  • Orari: 07:00 – 15:00
  • Fundjava pushim.
  • Kontratë sipas Kodit të Punës
  • Transporti i garantuar nga Tirana

Te interesuarit te dergojne CV ne adresen : marenglen.prenci@dgm.al ose te kontaktojne ne numrin : +355682834107

Vendndodhja: Aeroporti Nënë Tereza