BeeD Consulting

Inxhinier Mjedisi

Tirane • 09/11/2026 • Afati: 26/11/2026 • 23

Rreth pozicionit

Inxhinier Mjedisi

BeeD Consulting sh.p.k. kërkon të punësojë Inxhinier Mjedisi, duke ofruar mundësi për të sapodiplomuar dhe profesionistë me përvojë që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin dhe realizimin e projekteve të reja inxhinierike.

Për kandidatët e sapodiplomuar, dokumentet e kërkuara janë:

  • CV e përditësuar.
  • Listë notash e studimeve universitare.
  • Diplomë universitare Bachelor/Master.

Për kandidatët me të paktën 3 vite përvojë në fushën përkatëse:

  • CV e përditësuar, me përvojën profesionale të detajuar.
  • Diplomë universitare dhe listë notash për studimet Bachelor/Master.
  • Përmbledhje e 3 projekteve ku janë angazhuar, duke përcaktuar rolin dhe përgjegjësitë në secilin.
  • Kontakt i punëdhënësit.

Shënime


Vlerësojmë profesionalizmin, përgjegjshmërinë, përkushtimin dhe dëshirën për të mësuar e për t’u zhvilluar.

Aplikimi: Dërgoni dokumentet në info@beedconsulting.com, me subjekt “Inxhinier Mjedisi – Emri Mbiemri”.
Telefon: +355 68 561 6784
Adresa: Rruga Kongresi i Manastirit, kompleksi Zirkon, Tiranë.