Dutch Global Maintenance DGM

Specialist Elektroauto

Tirane • 16/11/2026 • Afati: 14/12/2026 • 19

Rreth pozicionit

Dutch Global Maintenance (“DGM”) kërkon të punësojë: Specialist Elektroauto i cili do të raportojë tek Përgjegjësi i Ofiçinës.

Qëllimi i Pozicionit

Specialisti Elektroauto është përgjegjës për diagnostikimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve elektrike dhe elektronike të mjeteve dhe pajisjeve GSE ne Aeroportin Nene Tereza, me qëllim garantimin e funksionimit të sigurt, të besueshëm dhe efikas të flotës

Detyrat

  • · Diagnostikon defekte elektrike dhe elektronike në mjetet GSE.
  • Riparon dhe zëvendëson instalime elektrike, sensorë, ECU dhe module.
  • Kontrollon bateritë, alternatorët dhe sistemet e karikimit, sistemet e ndriçimit dhe sistemet elektrike.
  • Kryen mirëmbajtje parandaluese sipas planeve PM.
  • Përdor pajisje diagnostikuese dhe manuale teknike.
  • Plotëson dokumentacionin teknik dhe raportet e punës, urdhrat e punës dhe dokumentet e tjera teknike të kërkuara nga shefi/dep./ing./supervizori. (dmth. pranimi mjeteve në servis, nxjerrja e pajisjeve/mjeteve nga servisi).
  • Respekton procedurat e sigurisë dhe rregulloret aeroportuale.
  • Bashkëpunon me ekipin teknik për zgjidhjen e defekteve dhe kryerjen e detyrave të tjera të GSE.
  • Zbaton procedurat e sigurisë në punë.
  • Është përgjegjës për kontrollet, p.sh. dhe dm që kryen, dhe siguron që po kryhen siç duhet standartet tek kërkuara.

Kualifikimet

  • Diplomë në Elektroteknikë, Mekatronikë ose fusha të ngjashme.
  • Minimum 2–3 vite eksperiencë në elektroauto ose mjete industriale/GSE.
  • Aftësia për të ndjekur në mënyrë strikte udhëzimet e Eprorëve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi.
  • Aftësi për të punuar nën stres dhe përgjigjen ndaj emergjencave.

Shënime


Për më shumë detaje, mos hezitoni të na kontaktoni në adresën e email-it: marenglen.prenci@dgm.al ose në numrin tonë të cel: +355 68 283 4107