ITE Group

Asistent shitje

Tirane • 16/11/2026 • Afati: 22/12/2026 • 16

Rreth pozicionit

“ITE Group” paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe impiante fotovoltaike. “ITE Group” në rolin e shitjes me pakicë dhe distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë. Partnerët tanë të rëndësishëm janë: Schneider Electric, Philips, Bosch, Huawei, Vimar, Vortice, 3M, Pramac, Arnocanali, Prysmian Group, Femi CZ, Electrocanali, etj. Pjesë e rëndësishme e Shoqërisë “ITE Group” është reparti i Asamblimit të Paneleve Elektrike, i ngritur në vitin 2006. Në këtë repart realizohen panelet elektrik të shpërndarjes, të kondicionimit si dhe të automatizimit industrial. Kompania ka të drejtën e përfaqësimit si Panel Builder nga “Schneider Electric” deri në 4000 A.

Në kuadër të plotësimit të personelit “ITE Grup” është duke kërkuar të punësojë Asistent në shitje për klientët biznes.

Detyrat

  • Asiston departamentin e shitjes gjate proçeseve te punes.
  • Perpilon porosite ne sistem sipas kerkesave qe vijne nga menaxheret e shitjes deri ne realizimin e tyre.
  • Ndihmon ne mbarevajtjen e llogarive te klienteve.
  • Trajton me perparesi kerkesat e klienteve qe siguron nepermjet komunikimit te drejtperdrejte, me e-mail dhe telefon.
  • Ndihmon ne realizimin e shitjeve dhe sjell klientë të rinj.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar ose te jete duke perfunduar studimet e larta, perbejne avantazh Inxhinieri Elektrike ose Administrim Biznesi.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Te kete njohuri shume te mira ne perdorimin e paketes Microsoft Office.
  • Eksperienca në shitje përbëjn avantazh.
  • Person energjik dhe me iniciative.
  • Gjuhët e huaja përbëjnë avantazh.

Shënime


Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV në email ralla@itegrup.al ose na shkruani në whatsapp ne nr.+355 69 80 44 974 deri në dt. 20/12/2026.

*Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.