SPAR

Punëtor Magazine (Magazina Qëndrore Kashar)

Tirane • 24/11/2026 • Afati: 22/12/2026 • 15

Rreth pozicionit

Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës.Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 118 markete, 6 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:

  • Të ketë njohuri të mira të produkteve dhe vendodhjes së tyre në magazinë;
  • Të mbajë pastër dhe në rregull magazinën;
  • Të njohë shumë mirë produktet e familjeve në magazinë dhe të kujdeset që ccdo familje produkti është në departamentin përkatës;
  • Të jetë bashkëpunues dhe të ndihmojë kolegët në proceset ditore të punës;
  • Të mirëmbajë dhe të ruajë produktet dhe testerat nga dëmtimet dhe vjedhjet;
  • Të vendosë në vendin e përcaktuar në magazinë produktet e dëmtuara;
  • Të informojë menaxherin e magazinës për produktet me cilësi të dobët;
  • Të raportojë tek menaxheri i magazinës rastet e abuzimeve të produkteve.

Kualifikimet

Kërkesat:
Të zotërojë diplomë të Shkollës së Mesme.
Eksperiencë pune të ngjashme në këtë profil.

Shënime


Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit hr@spar.al ose nëpërmjet WhatsApp-it në numrin 068 604 6718, duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikojnë.

Aplikimet mund të dërgohen gjithashtu nëpërmjet postës në adresën: Spar Distribution Center, Kashar, Zona Kadastrale 2105, Nr. Pasurie 1841/46, Tiranë.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.