Rreth pozicionit
Subjekti “ECO RICIKLIM” Sh.p.k, me seli në adresën Elbasan, Metalurgji, Bradashesh kerkon te punesoje Pergjegjes Turni II (M) të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Detyrat
- Organizimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e punës gjatë turnit.
- Menaxhimi dhe koordinimi i stafit, duke siguruar shpërndarjen e qartë të detyrave dhe përgjegjësive për secilin anëtar të ekipit.
- Monitorimi i performancës së punonjësve dhe sigurimi i respektimit të standardeve të cilësisë, produktivitetit dhe disiplinës në punë.
- Identifikimi dhe zgjidhja në kohë e problematikave që mund të lindin gjatë procesit të punës.
- Komunikimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me drejtuesit dhe departamentet përkatëse për të garantuar një koordinim sa më të mirë të proceseve.
Kualifikimet
- Eksperience e meparshme ne nje pozicion te ngjajshem perben avantazh.
- Aftësi të mira organizative dhe drejtuese, me fokus në menaxhimin e punonjesve dhe proceseve.
- Aftësi të zhvilluara komunikimi, bashkëpunimi dhe menaxhimi të situatave të ndryshme.
- Korrektësi, integritet dhe përkushtim ndaj detyrave.
- Aftësi për të punuar në grup, për të marrë vendime dhe për të përballuar situata që kërkojnë reagim të shpejtë.
- Orientim drejt rezultateve, efikasitetit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve të punës.
Shënime
Çfare ofrojme:
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
- Kushte shume te mira pune.
- Mjedis profesional dhe serioz pune.
- Page konkurruese ne varesi te ekperiences se meparshme dhe kualifikimet.
- Stabilitet dhe mundësi për një bashkëpunim afatgjatë.
Nëse jeni të motivuar për zhvillim profesional dhe dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi dinamik, ju ftojmë të aplikoni!
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në adresen e email hr@ecoriciklim.al.
Do te njoftohen vetem personat e perzgjedhur.