HR-Studio

Operatori të Finiturës Polirimit dhe Axhustimit të Metaleve

Tirane • 30/10/2026 • Afati: 27/11/2026 • 23

Rreth pozicionit

HR Studio është në kërkim të një Operatori të Finiturës, Polirimit dhe Axhustimit të Metaleve, për llogari të një kompanie të specializuar në përpunimin e metaleve dhe prodhimin e komponentëve metalikë me precizion.
Kërkojmë kandidatë me aftësi të mira manuale, vëmendje ndaj detajeve dhe interes për proceset teknike të prodhimit.

Detyrat

  • Përgatitja dhe përpunimi i metaleve të çmuara dhe jo të çmuara.
  • Kryerja e proceseve të kalandrimit, prerjes dhe stampimit të metaleve.
  • Realizimi i proceseve të axhustimit, lëmimit dhe polirimit manual e mekanik.
  • Përdorimi i pajisjeve dhe mjeteve të specializuara të përpunimit.
  • Pastrimi dhe aplikimi i trajtimeve mbrojtëse mbi komponentët metalikë.
  • Kontrolli i cilësisë dhe respektimi i standardeve teknike dhe të sigurisë.

Kualifikimet

  • Preferohet eksperiencë në përpunimin e metaleve, polirim, prodhim bizhuterish ose mekanikë precize.
  • Aftësi të mira manuale dhe përqendrim i lartë në detaje.
  • Njohuri mbi përdorimin e instrumenteve matëse, si kalibrat dhe mikrometrat.
  • Njohuri bazë në leximin e vizatimeve teknike.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në ekip.
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.

Çfarë ofrohet?​

  • Punësim me kohë të plotë në një ambient prodhimi të specializuar.
  • Trajnim profesional për proceset specifike të prodhimit.
  • Mundësi për të zhvilluar aftësi teknike në përpunimin e metaleve me precizion.

Shënime


Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920