coepto

Operator Makinerie Prodhimi Durres

Durrës • 16/11/2026 • Afati: 11/12/2026 • 20

Rreth pozicionit

Kompania jonë po kërkon një Operator/e makinerie prodhimi që do të jetë përgjegjës për përdorimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e makinerive të përdorura në prodhimin e kutive, cantave prej letre dhe produkteve të tjera të paketimit. Ky rol kërkon ekspertizë dhe vëmendje ndaj detajeve për të siguruar prodhim efikas dhe me cilësi të lartë.

Detyrat

  • Përdor makineritë dhe pajisjet kryesore gjatë prodhimit.
  • Siguron që makineritë funksionojnë në mënyre efikase duke minimizuar kohën jo produktive.
  • Kryen konfigurimin e makinerive për punët e ndryshme të prodhimit.
  • Monitoron vazhdimisht fuksionimin e makinerive dhe linjave të prodhimit për të zbuluar problematikat.
  • Zgjidh në manyrë sa më të shpejtë keqfunksionimin e makinerive dhe joeficencën në prodhim.
  • Kryen kontrollet rutinë të makinerive për të shmangur avaritë.
  • Kryen akordimet dhe axhustimet e makinerive.
  • Raporton difektet e makinerive tek teknikët e mirëmbajtjes.
  • Monitoron cilësinë e produkteve dhe gjatë procesit të prodhimit duke siguruar që ai plotëson specifikimet.
  • Kryen kontrolle të cilësisë dhe modifikon konfikurimin e makinerive për të garantuar cilësinë.
  • Regjistron konfigurimet e makinerive, të thënat operacionale dhe çdo devijim nga standardi.
  • Mban regjistrat e prodhimit, dokumentimin e orëve të punës, kohën jo produktive dhe ate të mirëmbajtjes.
  • Ndjek protokollet e sigurisë në punë gjatë përdorimit të makinerive.
  • Siguron që të gjitha makineritë të përmbushin standartet e sigurisë dhe te përdoren në mënyrën e duhur.
  • Punon ngushtë me mbikëqyrësit e prodhimit, inxhinierët dhe anëtarët e tjerë të ekipit.
  • Komunikoni çdo çështje ose përmirësim që mund të rrisë efikasitetin ose sigurinë e prodhimit.

Kualifikimet

  • Të ketë përvojë të mëparshme si operator makinerie, preferohet në sektorin e prodhimit.
  • Njohuri mbi proceset dhe teknologjitë e prodhimit.
  • Aftësi të mira për të punuar në ekip dhe për të komunikuar në mënyrë efektive.
  • Të jetë i/e përkushtuar ndaj cilësisë dhe sigurisë në punë.
  • Të ketë aftësi për të punuar në një ambient dinamik dhe të shpejtë.

Shënime


Nëse mendoni se plotësoni kriteret dhe jeni kandidati i duhur, ju inkurajojmë të aplikoni për këtë pozicion. Ju lutem dergoni dërgoni CV-në tuaj me subjektin: Operator prodhimi në adresën e e-mailit arber.talelli@coepto.com ose shkruani ne WhatsApp në numrin e telefonit 0684888811.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do kontaktohen për intervistim.
Ju mirëpresim!

coepto sh.p.k
Rruga SH49, Fllakë, Xhafzotaj, Shijak, Durrës,
Web: http://coepto.com