Aldor Clinica Dentare

Operator/e Telefonik/e

Tirane • 24/11/2026 • Afati: 17/12/2026 • 14

Rreth pozicionit

Aldor Clinica Dentale kërkon të punësojë një Operator/e Telefonik/e me njohuri shumë të mira të gjuhës italiane, për t’iu bashkuar ekipit të saj në Tiranë.

Kandidati/ja do të jetë përgjegjës/e për komunikimin telefonik me klientët italianë, ofrimin e informacionit mbi shërbimet e klinikës dhe koordinimin e kërkesave të tyre. Eksperienca e mëparshme nuk është e domosdoshme, pasi ofrohet trajnim që nga dita e parë.

Detyrat

  • Komunikimi telefonik me klientët në gjuhën italiane.
  • Informimi i klientëve mbi shërbimet e klinikës dentare.
  • Menaxhimi i telefonatave dhe kërkesave të klientëve.
  • Koordinimi i takimeve dhe konsultave me stafin e klinikës.
  • Ndjekja e komunikimeve me klientët dhe ruajtja e marrëdhënieve profesionale.

Kualifikimet

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane, niveli C1–C2, në të folur, lexim dhe shkrim.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëbisedimi.
  • Qëndrim pozitiv, korrektësi dhe përgjegjshmëri në punë.
  • Aftësi organizative dhe për të punuar në ekip.
  • Eksperienca e mëparshme nuk është e nevojshme.

Shënime


Cfare ofrojme:

  • Orari: 14:00–20:00 (6 orë në ditë).
  • Ditët e punës: E hënë – e premte.
  • Fundjava: Pushim.
  • Trajnim i plotë që nga dita e parë.
  • Pagesë konkurruese në përputhje me njohuritë e gjuhës italiane.

Aplikoni ne : Email: info@aldorclinic.com ose Telefon: +355 69 400 0189