Rreth pozicionit
Kërkojmë një Marketing Manager që do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë së marketingut, menaxhimin e ekipit dhe rritjen e prezencës së kompanisë në treg.
Detyrat
- Hartimi dhe zbatimi i strategjisë dhe planit vjetor të marketingut.
- Planifikimi dhe menaxhimi i fushatave të marketingut online dhe offline.
- Drejtimi, koordinimi dhe vlerësimi i performancës së ekipit të marketingut.
- Menaxhimi i buxhetit të marketingut dhe optimizimi i shpenzimeve.
- Monitorimi dhe analizimi i rezultateve të fushatave (leads, conversion rate, ROI, ROAS).
- Zhvillimi i strategjive për rritjen e njohjes së markës dhe gjenerimin e klientëve potencialë.
- Bashkëpunimi me departamentin e shitjeve për zhvillimin e fushatave dhe arritjen e objektivave tregtarë.
- Koordinimi i agjencive, partnerëve dhe furnitorëve të jashtëm.
- Analizimi i tregut, konkurrencës dhe mundësive të reja për zhvillim.
Kualifikimet
- Diplomë në Marketing, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Minimum 3 vite eksperiencë në marketing, preferohet eksperiencë në drejtimin e një ekipi.
- Njohuri të avancuara në Digital Marketing, Meta Ads, Google Ads dhe Google Analytics.
- Aftësi në planifikimin strategjik, menaxhimin e buxheteve dhe analizën e KPI-ve.
- Aftësi të mira drejtuese, organizative dhe vendimmarrëse.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Shënime
Ne ofrojmë:
- Paketë konkurruese pagese dhe përfitimesh.
- Mundësi për të drejtuar dhe zhvilluar strategjinë e marketingut të kompanisë.
- Autonomi në vendimmarrje dhe realizimin e iniciativave.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
Bëhu pjesë e Smart Home Albania dhe drejto strategjinë që lidh inovacionin me rritjen e biznesit.
Aplikimet dërgohen në hr@smarthome.al, me subjekt Marketing Manager.