Kalaja Talent Consulting

Menaxher Marketi – Sarande

Sarandë • 20/11/2026 • Afati: 16/12/2026 • 20

Rreth pozicionit

Kalaja Talent Consultingkerkon te punesoje Menaxher Marketi/Sarande.

Detyrat

  • Organizimi dhe mbikëqyrja e operacioneve të përditshme të marketit.
  • Menaxhimi, koordinimi dhe motivimi i stafit, përfshirë organizimin e turneve dhe ndarjen e detyrave.
  • Monitorimi i shitjeve dhe ndjekja e objektivave të biznesit.
  • Kontrolli i stokut, inventarit, furnizimeve dhe porosive për produkte.
  • Mbikëqyrja e ekspozimit të produkteve, etiketimit të çmimeve dhe zbatimit të aktiviteteve promocionale.
  • Kontrolli i arkës, dokumentacionit dhe procedurave të brendshme.
  • Sigurimi i standardeve të higjienës, sigurisë ushqimore dhe organizimit të ambienteve.
  • Menaxhimi i kërkesave dhe ankesave të klientëve.
  • Identifikimi i problematikave operacionale dhe marrja e masave për përmirësimin e performancës.
  • Përgatitja e raporteve mbi shitjet, inventarin, performancën e stafit dhe nevojat e marketit.

Kualifikimet

  • Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e një marketi, supermarketi, dyqani ose në sektorin retail.
  • Eksperiencë në drejtimin dhe koordinimin e stafit.
  • Njohuri të mira mbi proceset e shitjes, menaxhimin e stokut, inventarin dhe furnizimet.
  • Aftësi të mira organizative, drejtuese dhe vendimmarrëse.
  • Aftësi për të menaxhuar situata dinamike dhe për të zgjidhur problematika operacionale.
  • Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të raportimit.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve.
  • Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme përbën avantazh.

Shënime


Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.