Rreth pozicionit
HR Studio është në kërkim të një Punonjësi Magazine, i cili do të angazhohet në pritjen, sistemimin dhe përgatitjen e mallrave, si dhe në vendosjen e etiketave në produkte.
Detyrat
- Pritja dhe kontrolli i mallrave që hyjnë në magazinë.
- Sistemimi i produkteve në vendet përkatëse, sipas kategorive dhe udhëzimeve.
- Përgatitja e porosive për paketim dhe shpërndarje.
- Vendosja e etiketave në produkte dhe kontrolli i saktësisë së tyre.
- Mbështetja në numërimin dhe inventarizimin e mallrave.
- Raportimi i mungesave, dëmtimeve ose pasaktësive të konstatuara.
- Ruajtja e rregullit, pastërtisë dhe respektimi i rregullave të sigurisë në magazinë.
Kualifikimet
- Eksperienca e mëparshme në magazinë përbën avantazh.
- Aftësi organizative dhe kujdes ndaj detajeve.
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në realizimin e detyrave.
- Aftësi për të bashkëpunuar me ekipin.
- Disponueshmëri për të punuar vetëm në turnin e dytë.
Shënime
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920