AlbMarket

Kasiere Tirane

Tirane • 16/11/2026 • Afati: 07/12/2026 • 18

Rreth pozicionit

Kasiere/i është pika kryesore e kontaktit me klientët në përfundim të procesit të blerjes. Përgjegjësia kryesore është kryerja e transaksioneve me saktësi, shpejtësi dhe profesionalizëm, duke ofruar një shërbim cilësor dhe etik ndaj klientit.

Detyrat

Procesimi i Transaksioneve:

  • Skanimi me saktësi i produkteve dhe regjistrimi i tyre në sistemin e kasës (POS).
  • Pranimin e pagesave në para në dorë (cash), me kartë bankare ose me metoda të tjera elektronike.
  • Lëshimi i kuponit tatimor / faturës për çdo blerje.

Menaxhimi i Ardhës / Parave:

  • Numërimi dhe verifikimi i parave në fillim dhe në fund të ndërrimit.
  • Barazimi i arkës në fund të ditës dhe dorëzimi i parave sipas procedurave të kompanisë.
  • Ruajtja e saktësisë absolute dhe shmangia e diferencave në arkë.

Shërbimi ndaj Klientit:

  • Përshëndetja e klientëve me sjellje mikpritëse dhe profesionale.
  • Përgjigja ndaj pyetjeve të klientëve për çmimet, ofertat ose procedurat e kthimit.
  • Trajtimi i ankesave të vogla me qetësi dhe njoftimi i supervizorit kur është e nevojshme.

Mirëmbajtja e Zonës së Kasës:

  • Ruajtja e pastërtisë dhe rregullit në zonën e punës / kasës.
  • Sigurimi që artikujt e paketimit (qese, lezër, shirita) të jenë gjithmonë gjendje.

Kualifikimet

Arsimi: Diplomë e arsimit të mesëm (e preferueshme).

Përvoja: Përvoja e mëparshme në kasë ose në shërbim ndaj klientit përbën avantazh, por nuk është gjithmonë e domosdoshme.

Aftësitë Teknike:

  • Aftësi të mira matematike dhe llogaritjeje të shpejtë.
  • Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe pajisjeve të arkës (POS, skaner, lexues karte).

Aftësitë Personale:

  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe saktësisë.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe etike punë.
  • Qëndrueshmëri ndaj stresit gjatë orëve me flux të lartë klientësh.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe me ndërrime.

Shënime


Te interesuarit mund te apikojne duke derguar CV ne info@albmarket.al ose ne numrin e telefonit +355 69 603 2514

Adresa: Tirane, Rr Elbasanit.