Rreth pozicionit
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Inxhiniere Hidroteknik.
Detyrat
- Projektimi dhe mbikëqyrja e sistemeve të ujësjellësit, kanalizimeve dhe rrjeteve të drenazhimit.
- Analizimi dhe interpretimi i projekteve teknike dhe dokumentacionit inxhinierik.
- Hartimi dhe kontrolli i zgjidhjeve teknike për infrastrukturën hidraulike.
- Përgatitja e dokumentacionit teknik, raporteve dhe specifikimeve për projektet.
- Mbikëqyrja e zbatimit të punimeve në terren, duke siguruar përputhshmërinë me projektin dhe standardet teknike.
- Koordinimi me inxhinierët e tjerë, ekipet e zbatimit dhe palët e përfshira në projekt.
- Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike gjatë realizimit të projekteve.
- Kontrolli i cilësisë së punimeve dhe respektimi i afateve të përcaktuara.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Hidroteknike.
- 4–6 vite përvojë pune në pozicione të ngjashme.
- Njohuri mbi rrjetet e ujësjellësit, kanalizimeve, drenazhimit dhe infrastrukturën hidraulike.
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatimet teknike.
- Njohuri në përdorimin e programeve përkatëse inxhinierike (AutoCAD dhe programe të tjera të projektimit hidroteknik).
- Njohuri mbi standardet teknike dhe rregulloret në fushën e infrastrukturës hidraulike.
- Aftësi analitike, organizative dhe për zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të respektuar afatet e projektit.
Shënime
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.