Rreth pozicionit
Instruktori i palestrës është përgjegjës për komunikimin me klientët, ndjekjen e ushtrimeve dhe aktiviteteve fizike, përfshirjen aktive të klientëve në programet ushtrimore si dhe trajnimin mbi përdorimin e pajisjeve të palestrës nga ana e klientëve.
Detyrat
- Organizon programe pune për aktivitetet fizike sipas nevojave dhe aftësive të klientëve;
- Sugjeron teknikat e duhura të frymëmarrjes që përdoren gjatë aktiviteteve fizike;
- Këshillon klientët në menyrën e përdorimit të pajisjeve;
- Përgatit dhe drejton programin e aerobisë sipas grafikut të përcaktuar.
Kualifikimet
- Të jetë i/e diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik;
- Mbi 2 vjet eksperiencë pune si instruktor në palestra me nivel të lartë shërbimi;
- Të ketë njohuri në përdorimin e pajisjeve të palestrës;
- Të njohë teknika bashkëkohore të trajtimit fizik;
- Te kete njohuri te gjuheve te huaja: Anglisht dhe Italisht.
Shënime
Ju lutem dergoni CV tuaj: shyze.biznes@yahoo.com ose 355686052056