KlarCoffee

Estetiste

Tirane • 24/11/2026 • Afati: 22/12/2026 • 14

Rreth pozicionit

Ame Clinique & Spa është në kërkim të një Estetisteje profesioniste dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë. Kandidatja ideale duhet të ketë eksperiencë në trajtime estetike dhe preferohet të ketë punuar me linja profesionale kozmetike si IL Clinical dhe Elemis.

Detyrat

  • Realizimi i trajtimeve profesionale estetike për fytyrën dhe trupin
  • Konsultimi i klientëve për trajtimet dhe produktet më të përshtatshme për lëkurën e tyre
  • Aplikimi i trajtimeve sipas protokolleve profesionale të produkteve
  • Përdorimi korrekt i pajisjeve dhe produkteve estetike
  • Mbajtja e standardeve të larta të higjienës dhe profesionalizmit në ambientin e punës
  • Këshillimi i klientëve për kujdesin e lëkurës dhe produktet kozmetike
  • Ndjekja e trajnimeve dhe përditësimi me teknikat dhe trajtimet më të reja estetike

Kualifikimet

  • Diplomë / Çertifikim profesional në estetikë
  • Eksperiencë pune në qendër estetike ose klinikë estetike
  • Eksperiencë në përdorimin e linjave profesionale të kozmetikës, veçanërisht IL Clinical dhe Elemis, përbën avantazh
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe marrëdhënieje me klientët
  • Profesionalizëm, korrektësi dhe përkushtim në punë
  • Aftësi për të punuar në ekip

Shënime


Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: rekrutime@klar.al ose në WhatsApp: +355 69 405 9304.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë në përputhje me ligjin nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.