Rreth pozicionit
Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Ne jemi në kërkim të një Bojaxhi Konstruksionesh Metalike të përkushtuar dhe të përgjegjshëm për t’iu bashkuar stafit të kompanisë. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi teknike, përkushtim ndaj cilësisë dhe dëshirë për zhvillim profesional.
Detyrat
- Përgatit sipërfaqet metalike për procesin e lyerjes (pastrim, smerilim, astar).
- Aplikon bojë dhe veshje mbrojtëse në konstruksione metalike sipas standardeve të cilësisë.
- Kontrollon cilësinë e punës dhe kryen korrigjimet e nevojshme.
- Përdor dhe mirëmban pajisjet dhe mjetet e punës.
- Respekton rregullat e sigurisë dhe përdor pajisjet mbrojtëse gjatë punës.
- Bashkëpunon me ekipin për realizimin e punimeve brenda afateve.
Kualifikimet
- Përvojë në lyerjen e konstruksioneve metalike përbën avantazh.
- Njohuri mbi bojërat industriale dhe përgatitjen e sipërfaqeve.
- Vëmendje ndaj cilësisë dhe detajeve.
Shënime
Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin 067 206 4428
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons Sh.P.K
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë.