Kalaja Talent Consulting

Agjent Real Estate

Tirane • 24/11/2026 • Afati: 14/12/2026 • 16

Rreth pozicionit

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Agjent Real Estate.

Detyrat

  • Identifikimi dhe gjetja e klientëve potencialë për shitjen dhe dhënien me qira të pronave.
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
  • Prezantimi i pronave për klientët, duke evidentuar karakteristikat dhe avantazhet e tyre.
  • Organizimi dhe zhvillimi i vizitave në prona me klientët e interesuar.
  • Këshillimi dhe asistimi i klientëve gjatë gjithë procesit të shitjes ose qirasë.
  • Negocimi i ofertave dhe kushteve të transaksionit ndërmjet palëve.
  • Ndjekja e tregut imobiliar dhe identifikimi i mundësive të reja për shitje dhe qira.
  • Ndjekja e klientëve potencialë dhe menaxhimi i portofolit të klientëve.
  • Bashkëpunimi me ekipin për arritjen e objektivave të shitjes.

Kualifikimet

  • 4–6 vite përvojë pune në pasuri të paluajtshme ose në shitje.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, negociuese dhe ndërpersonale.
  • Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie me klientët.
  • Aftësi për të prezantuar pronat dhe për të asistuar klientët gjatë gjithë procesit të shitjes ose qirasë.
  • Njohuri mbi tregun e pasurive të paluajtshme.
  • Një portofol ekzistues klientësh përbën avantazh.
  • Leja e drejtimit (patenta B) përbën avantazh.
  • Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për të lëvizur për prezantimin e pronave.

Shënime

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.