Rreth pozicionit
Punonjës për Sistemim Malli
Raporton tek: Menaxheri i Marketit / Përgjegjësi i Turnit.
Qëllimi i pozicionit: Të sigurojë sistemimin, organizimin dhe paraqitjen e rregullt të produkteve në market, duke garantuar disponueshmërinë e tyre në rafte, etiketimin korrekt dhe shërbimin e duhur ndaj klientëve.
Detyrat
- Sistemon dhe organizon mallrat në raftet dhe sektorët e përcaktuar.
- Siguron që çdo produkt të jetë i pajisur me çmimin/etiketën përkatëse.
- Kontrollon afatet e skadencës dhe raporton produktet problematike tek Përgjegjësi ose Menaxheri.
- Kontrollon dhe evidenton produktet që nuk kanë etiketimin/përkthimin e nevojshëm në gjuhën shqipe dhe vepron sipas procedurave të kompanisë.
- Monitoron gjendjen e rafteve dhe kujdeset për furnizimin e vazhdueshëm të tyre me produkte.
- Kujdeset për sistemimin, paraqitjen dhe mirëmbajtjen e produkteve.
- Mban të pastër dhe të rregullt raftet dhe zonën e punës.
- Asiston klientët në gjetjen e produkteve dhe plotësimin e kërkesave të tyre.
- Evidenton kërkesat e paplotësuara të klientëve dhe ia raporton Menaxherit/Përgjegjësit.
- Njeh karakteristikat bazë të produkteve dhe informon/promovon produktet tek klientët kur kërkohet.
- Raporton mungesat, dëmtimet, skadencat ose problematika të tjera të konstatuara.
- Respekton procedurat, standardet e higjienës dhe rregulloren e brendshme të kompanisë.
- Kryen detyra të tjera që lidhen me pozicionin, sipas udhëzimeve të Menaxherit të Marketit.
Kualifikimet
- Arsim i mesëm.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe organizim në punë.
- Aftësi komunikimi dhe orientim ndaj klientit.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për punë në grup.
- Gatishmëri për të punuar me turne.
Shënime
Per te aplikuar mundeni ne: +355692436626