Rreth pozicionit
WELL SH.P.K., për rrjetin e tij drugstore dhe në kuadër të zgjerimit të aktivitetit për qytetin e Tiranes, kërkon të rekrutojë punonjës të kualifikuar në pozicionet: Zevendes Menaxher Dyqani.
Funksioni baze dhe qellimi i pergjegjesive : Zëvendës Menaxheri Dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarëvajtjen e tij në përputhje me standardet e vendosura nga kompania.
Detyrat
- Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë
- Maksimizimi i produktivitetit të dyqanit, fokusi tregtar dhe ndërmarrja e veprimeve për të arritur nivelin më të lartë të përfitueshmërisë së dyqanit
- Ecuria e performancës dhe rritja, përmes ekzekutimit të shkëlqyeshëm operacional dhe komercial
- Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e kompanisë
- Kanë në fokus arritjen e indikatorëve të performancës së vendosur
- Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore
- Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive dhe rritja e ndërgjegjësimit për brand-in e kompanisë;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre
- Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara
- Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës
- Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar
- Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri
- Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë
- Asiston klientët në proçesin e blerjes me çfarë ata kanë nevojë
- Raportimi mbi ecurinë e punës
Kualifikimet
- Edukimi: Arsimi i lartë ( preferohet profili Ekonomik/Finance )
- Eksperiencat e punës: Minimum 1 vit përvoje pune në pozicion të ngjashëm
- Njohuri shumë të mira të paketës Office (Word, Excel)
- Metodik dhe i organizuar
- Ndershmëri dhe integritet
- Fleksibilitet për pune me 2 turne
Shënime
Ne ofrojmë:
- Pagë motivuese
- Atmosferë miqësore dhe dinamike
- Kontratë të rregullt pune
- 40 orë pune në javë
- Vlerësim sipas performancës
- Leje vjetore
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: well.rekrutime@alkosgroup.al ose të na shkruajnë në numrin +355 697053354 (WhatsApp)
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”