Rreth pozicionit
Dutch Global Maintenance (“DGM”) kërkon të punësojë: Teknik i Mjeteve të Rënda dhe Zjarrfikëseve i cili do të raportojë tek Përgjegjësi i Ofiçinës.
Detyrat
- Diagnozon dhe riparon rrjetin e ajrit të kompresuar (kompresorë, valvula, jastëkë ajri, linja presioni).
- Siguron funksionimin dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemit pneumatic.
- Kontrollon, mirëmban dhe riparon pompat dhe valvulat e vajit hidraulik.
- Zëvendëson ose riparon tubacionet e vajit me presion të lartë.
- Ekzekuton ndërhyrje mekanike në sistemet e kambios për mjete të rënda.
- Bashkëpunon në rastet e zëvendësimit të komponentëve të transmetimit.
- Kontrollon dhe riparon lidhjen midis motorrit dhe pompës së ujit.
- Ndërhyn në çdo mosfunksionim në sistemin e transmetimit të energjisë.
- Realizon montimin dhe çmontimin e pompave të ujit, valvulave, tubacioneve dhe çdo agregati të lidhur me sistemin e zjarrfikëses.
- Kontrollon linjat e ujit dhe strukturën teknike të pompës.
- Ndërhyn në sistemin e drejtimit, sistemet motorike dhe transmetimit.
- dentifikon defektet dhe zbaton zgjidhje efikase për rikthimin e funksionalitetit.
Kualifikimet
- Preferohet Diplomë Universiteti.
- Preferohet përvojë e meparshme në pozicione te ngjashme.
- Saktësi dhe aftësi për kryerjen e kontrollit / inspektimit.
- Aftësia për të ndjekur në mënyrë strikte udhëzimet e Eprorëve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi.
- Aftësi për të punuar nën stres dhe përgjigjen ndaj emergjencave.
Shënime
Për më shumë detaje, na kontaktoni në adresën e email-it: marenglen.prenci@dgm.al ose në numrin tonë të cel: +355 68 283 4107