Rreth pozicionit
Kalaja Talent Consultingkerkon te punesoje Trade Marketing.
Detyrat
- Planifikon dhe zbaton aktivitetet promocionale në pikat e shitjes, duke siguruar vendosjen e produkteve dhe materialeve promocionale sipas standardeve të kompanisë.
- Monitoron fushatat promocionale, çmimet dhe aktivitetet e konkurrencës në terren.
- Koordinon me ekipet e shitjes për realizimin e aktiviteteve të marketingut dhe mbledhjen e informacionit nga tregu.
- Mbikëqyr vendosjen e produkteve në rafte dhe zbatimin e planogrameve.
- Organizon evente, degustime dhe aktivitete të tjera promovuese për rritjen e shitjeve dhe njohjes së markave.
- Menaxhon dhe mbështet skuadrën e Merchandiser-ëve, duke monitoruar realizimin e detyrave dhe objektivave.
- Ndjek buxhetin e aktiviteteve promocionale dhe analizon efektivitetin e fushatave.
- Përgatit raporte periodike mbi aktivitetet në terren, performancën e produkteve dhe treguesit kryesorë të performancës (KPI).
- Bashkëpunon me ekipet e marketingut digjital dhe shitjes për të siguruar koordinimin e fushatave dhe promovimeve.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- 1–3 vite përvojë në Trade Marketing, Marketing, Brand Management ose pozicione të ngjashme.
- Përvoja në sektorin FMCG përbën avantazh.
- Njohuri të mira në Microsoft Excel, PowerPoint dhe Outlook.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
- Aftësi për të koordinuar ekipe, për të menaxhuar disa aktivitete njëkohësisht dhe për të punuar drejt objektivave të përcaktuara.
Shënime
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.