Rreth pozicionit
Një zyrë këmbimi valutor ne Tirane kërkon të punësojë një Arkëtare .
Kualifikimet
- Preferohet kandidate femër.
- Të ketë përfunduar studimet e larta në një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë ose të jetë ende duke i ndjekur ato.
- Preferohet përvojë e mëparshme pune, veçanërisht në këmbim valutor ose në sektorin financiar.
- Të njohë shumë mirë monedhën vendase dhe veprimet me arkën, si dhe të ketë aftësi të mira në përllogaritje dhe administrimin e parave.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të sillet me profesionalizëm me klientët.
- Të jetë e organizuar, e shkathët, korrekte, e përgjegjshme dhe fleksibël në situata të ndryshme pune.
- Njohja e një gjuhe të huaj përbën avantazh.
Shënime
Çfarë ofrojmë
- Orar pune 6 orë në ditë, me turne të alternuara dhe 1 ditë pushim në javë.
- Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi.
- Sigurime të paguara nga kompania.
- Ambient pune komod.
- Pagë 60.000 lekë neto.
Adresa
Rruga Peti, pranë Kopshtit Botanik, Tiranë.
Per aplikime ju lutemi të dërgoni mesazh vetëm në WhatsApp në numrin 069 205 6336.