Fatini Design

Specialist/ Ndihmes Montimi Mobiliesh (Repart/Terren)

Tirane • 24/11/2026 • Afati: 19/12/2026 • 12

Rreth pozicionit

FATINI DESIGN kërkon të zgjerojë ekipin e montimit të mobilieve me punonjës për repartin dhe terrenin. Ftohen të aplikojnë kandidatë me eksperiencë në mobileri, të kujdesshëm në realizimin e punës dhe të gatshëm për të bashkëpunuar me ekipin.

Pozicionet e lira:

  • Specialist montimi në repart
  • Ndihmës montues në repart
  • Ndihmës montues në terren

Detyrat

Specialist montimi në repart

  • Specialisti merret me montimin dhe përfundimin e mobilieve në repart, duke ndjekur përmasat dhe udhëzimet e projektit.
  • Monton pjesët dhe aksesorët e mobilieve sipas projektit dhe udhëzimeve të punës.
  • Kontrollon përmasat, bashkimet dhe funksionimin e elementeve të montuara.
  • Realizon rregullimet e nevojshme dhe kontrollon cilësinë përpara dorëzimit
  • Bashkëpunon me ekipin për përfundimin e punimeve brenda afateve.

Ndihmës montues në repart

  • Ndihmësi mbështet specialistët gjatë përgatitjes dhe montimit të mobilieve në repart.
  • Përgatit dhe sistemon materialet, pjesët dhe aksesorët e nevojshëm për montim.
  • Asiston në montim sipas udhëzimeve të specialistit përgjegjës.
  • Ndihmon në kontrollin, paketimin dhe përgatitjen e mobilieve për transport.
  • Kujdeset për sistemimin e mjeteve dhe pastërtinë e vendit të punës.

Ndihmës montues në terren

  • Ndihmësi asiston ekipin gjatë vendosjes dhe montimit të mobilieve në ambientet e klientëve.
  • Ndihmon në ngarkimin, shkarkimin dhe vendosjen e pjesëve të mobilieve.
  • Asiston montuesin në instalimin e mobilieve dhe aksesorëve në terren.
  • Kujdeset për mbrojtjen e mobilieve dhe të ambientit ku kryhet montimi.
  • Mbështet rregullimet përfundimtare dhe sistemimin e ambientit pas punës.

Kualifikimet

Kërkesat për kandidatët

  • Eksperiencë pune 2-vjeçare në fushën e mobilerisë.
  • Njohuri praktike mbi montimin e mobilieve dhe përdorimin e mjeteve të punës, sipas pozicionit.
  • Përpikëri, përgjegjshmëri dhe kujdes ndaj detajeve.
  • Aftësi për të ndjekur udhëzimet dhe për të punuar në ekip.
  • Respektim i rregullave të sigurisë gjatë punës.

Shënime

Kushtet e ofruara

  • Pagë shumë e mirë, në bazë të performancës.
  • Orar zyrtar pune.
  • Aplikimi dhe kontakti

Të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin 067 205 6199 duke specifikuar pozicionin për të cilin janë të interesuar.

Vendndodhja e kompanisë është Kashar 2. Pozicioni në terren përfshin punë në ambientet e klientëve.