Elektro Servis

Specialist Menaxhimi dhe Sherbimesh

Tirane • 10/10/2026 • Afati: 27/11/2026 • 18

Rreth pozicionit

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë ne botë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko, Bosch etj.

Pozicioni: Specialist Menaxhimi dhe Sherbimesh
Departamenti: Operacional
Raporton tek: Menaxheri Operacional

Detyrat

Detyrat

  • Organizimi i punes ditore per tekniket
  • Ndjekja e urdherave te punes ne sistem deri ne mbyllje
  • Kujdesi qe punet te kryhen ne kohe dhe klientet te jene te kenaqur
  • Kontrolli i materialeve/ inventarit

Kualifikimet

Profili

  • Pervoje ne organizim pune dhe koordinim stafi
  • Njohuri te paketes Microsoft si dhe njohja e ERP-ve ose sistemeve te ngjashme perben avantazh
  • Person i organizuar, qe di te vendose prioritete
  • Gatishmeri per te zgjidhur probleme

Shënime


Benefitet!

  • Page konkurruese, ne perputhje me pervojen dhe rritjen profesionale
  • Bonuse sipas performances
  • Kontrate e rregullt pune dhe Sigurime shoqerore /shendetesore te plota
  • Trajnim dhe mundesi zhvillimi profesional
  • Mundesi per te ndertuar karrieren brenda kompanise
  • Ambient pune profesional dhe ekip mbeshtetes
  • Bashkepunim me marka nderkombetare (Samsung, LG, Beko, Bosch etj ) si dhe trajnime te markat
  • Orar pune i qendrueshem dhe fleksibel
  • Kohe pushimi e garantuar cdo vit
  • Pajisje pune te siguruara nga kompania etj

Aplikoni tani duke dërguar CV-në tuaj në hr@elektroservis.al ose kontaktoni në +355 68 4027781

Afati i aplikimit: 30.11.2026!

Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërise mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.