Gener 2

Teknik Elektronik

Tirane • 24/11/2026 • Afati: 15/12/2026 • 16

Rreth pozicionit

Kompania Gener 2 Sh.p.k kërkon të punësojë një Teknik Elektronik, i cili do të jetë përgjegjës për instalimin, mirëmbajtjen, kontrollin dhe riparimin e sistemeve dhe pajisjeve elektronike, duke garantuar funksionimin e tyre të sigurt dhe efikas.

Detyrat

  • Kryen proçedurat e instalimeve te reja te sistemeve/pajisjeve te reja SMART qe do te instalohen ne impiant referuar projekteve dhe udhezimeve perkatese;
  • Kryen proçedurat e kontrollit dhe raportimit ditor /periodik te funksionimit normal te sistemeve dhe paisjeve elektronike;
  • Raporton ne menyre te perditshme tek eprori direkt per ecurine dhe problematiken e shfaqur ne sistemet dhe pajisjet;
  • Merr pjese ne procedurat per kualifikimin dhe trajnimin per te gjithe sistemet dhe pajisjet e instaluara me qellim per te rritur eficensen, cilesine dhe sigurine ne pune;
  • Sistemon, identifikon dhe mban ne gadishmeri te gjitha pajisjet teknike dhe veglat e punes me qellim per te kryer korrektesisht riparimin, sherbimin e menjehershem dhe mirembajtjen e sistemeve dhe pajisjeve elektronike;
  • Kryen procedurat per riparimin e defekteve dhe modifikimeve te sistemeve referuar projekteve dhe udhezimeve perkatese.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm profesional në degët Elektronikë, Telekomunikacion ose Kompjuter.
  • Preferohen kandidatë me trajnime, specializime ose certifikime në fushën e sistemeve dhe pajisjeve elektronike.
  • Njohuri mesatare të gjuhës angleze, veçanërisht të terminologjisë teknike.
  • Mbi 4 vite përvojë pune. Preferohet eksperiencë në instalimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve dhe pajisjeve elektronike të ngjashme.
  • Të jetë i/e pajisur me leje drejtimi të kategorisë B.

Shënime

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit info@2smart.al .

Afati i fundit i aplikimit është data 15 Dhjetor 2026, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Te gjithe aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 te vendosur nga Parlamenti i Shqiperise mbi “Mbrojtjen e te dhenave personale”.