Rreth pozicionit
Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.
Përmbledhja e Pozicionit: Një Punëtor magazine është përgjegjës për stokun fizik të dyqanit në magazinë dhe mirëmbajtjen e magazinës.
Detyrat
- Kujdeset për ruajtjen dhe gjendjen e produkteve.
- Pranon furnizimet sipas udhëzimeve.
- Përgatit porositë për departamentet.
- Sistemon produktet sipas kategorive përkatëse.
- Mban magazinën të pastër dhe të organizuar.
- Ndihmon në shkarkimin e mallit.
Kualifikimet
- Arsim i ulët/mesëm
- Minimumi 1 vit përvojë pune në sistemim ose magazinë.
Shënime
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike hr@jumbo.al
Ose kontaktoni: Jumbo Fier 069 218 0006 & 068 200 9964