Rreth pozicionit
Kërkojmë të punësojmë një Mjeshtër Marangoz me eksperiencë në përpunimin e drurit, prodhimin, montimin dhe riparimin e mobilieve, dyerve, dritareve, dollapëve dhe elementeve të tjera dekorative e funksionale. Kandidati do të jetë përgjegjës për realizimin e punimeve sipas porosive, specifikimeve teknike dhe përmasave të përcaktuara, duke garantuar saktësi, cilësi dhe profesionalizëm në çdo fazë të punës.
Detyrat
- Matja, prerja dhe përpunimi i materialeve prej druri sipas projektit dhe dimensioneve të përcaktuara.
- Prodhimi dhe montimi i mobilieve, dollapëve, dyerve, dritareve dhe produkteve të tjera prej druri.
- Leximi dhe interpretimi i skicave, vizatimeve teknike dhe projekteve të mobilimit.
- Përdorimi i makinerive dhe pajisjeve të përpunimit të drurit.
- Realizimi i punimeve të frezimit, shpimit, zmerilimit dhe lëmimit të sipërfaqeve.
- Montimi i elementeve të ndryshme të mobilieve, si mentesha, doreza, shina.
- Kryerja e punimeve të riparimit dhe restaurimit të produkteve prej druri.
- Aplikimi i materialeve mbrojtëse dhe përfundimtare, si llak, bojë, etj.
- Kontrolli i cilësisë si dhe organizimi i materialeve dhe mirëmbajtja e mjeteve dhe pajisjeve të punës.
- Respektimi i rregullave të sigurisë teknike gjatë përdorimit të makinerive dhe pajisjeve.
Kualifikimet
- Përvojë e mëparshme pune si marangoz ose mjeshtër marangoz.
- Njohuri të mira mbi llojet e drurit, materialet e drurit, kompensatës dhe materialeve të tjera të përdorura në zdrukthtari.
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatime teknike dhe përmasa.
- Aftësi në përdorimin e makinerive dhe veglave të përpunimit të drurit.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup me përgjegjësi dhe përkushtim.
Shënime
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë ose të marrin më shumë informacion duke kontaktuar në numrin e telefonit: +355 69 665 1047.