Rreth pozicionit
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Pergjegjes Montimi.
Detyrat
- Organizon brigadën dhe ndan detyrat ditore sipas planit të punës.
- Drejton montimin e strukturave mbajtëse dhe paneleve sipas projektit dhe udhëzimeve të prodhuesit.
- Ndjek rreshtimin, nivelimin, fiksimet dhe shtrëngimet sipas kërkesave teknike.
- Planifikon nevojat për punëtorë, materiale, vegla dhe pajisje, në koordinim me inxhinierin e kantierit.
- Kontrollon cilësinë gjatë punës dhe organizon korrigjimin e mangësive të identifikuara.
- Mbikëqyr respektimin e rregullave të sigurisë dhe ndërhyn menjëherë kur konstaton punë të pasigurta.
- Orienton punonjësit e rinj dhe ruan disiplinën e bashkëpunimin brenda ekipit.
- Raporton çdo ditë progresin, prezencën e punëtorëve dhe pengesat që ndikojnë në realizimin e punës.
Kualifikimet
- Përvojë e mëparshme si kryepunëtor ose drejtues brigade në montimin e strukturave fotovoltaike.
- Njohuri praktike të proceseve të montimit dhe përdorimit të veglave e pajisjeve përkatëse.
- Aftësi për të lexuar skica montimi dhe për të zbatuar udhëzime teknike.
- Aftësi të provuara në organizimin e punës dhe drejtimin e punëtorëve me korrektësi e vendosmëri.
- Përgjegjshmëri për cilësinë, afatet dhe sigurinë në punë.
- Gatishmëri për të punuar në kantiere në zona të ndryshme të Shqipërisë.
- Referencat nga projekte të mëparshme dhe patenta e kategorisë B përbëjnë avantazh.
- Për këtë pozicion vlerësohet përvoja praktike në drejtimin e brigadave; diploma universitare nuk është kusht.
Shënime
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.