Rreth pozicionit
Inxhinier Elektrik
BeeD Consulting sh.p.k. kërkon të punësojë Inxhinier Elektrik, duke ofruar mundësi për të sapodiplomuar dhe profesionistë me përvojë që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin dhe realizimin e projekteve të reja inxhinierike.
Për kandidatët e sapodiplomuar, dokumentet e kërkuara janë:
- CV e përditësuar.
- Listë notash e studimeve universitare.
- Diplomë universitare Bachelor/Master.
Për kandidatët me të paktën 3 vite përvojë në fushën përkatëse:
- CV e përditësuar, me përvojën profesionale të detajuar.
- Diplomë universitare dhe listë notash për studimet Bachelor/Master.
- Përmbledhje e 3 projekteve ku janë angazhuar, duke përcaktuar rolin dhe përgjegjësitë në secilin.
- Kontakt i punëdhënësit.
Shënime
Vlerësojmë profesionalizmin, përgjegjshmërinë, përkushtimin dhe dëshirën për të mësuar e për t’u zhvilluar.
Aplikimi: Dërgoni dokumentet në info@beedconsulting.com, me subjekt “Inxhinier Elektrik – Emri Mbiemri”.
Telefon: +355 68 561 6784
Adresa: Rruga Kongresi i Manastirit, kompleksi Zirkon, Tiranë.