Rreth pozicionit
Po kërkojmë një Menaxher/e Farmacie me eksperiencë të konsoliduar në drejtimin e farmacive me volum të lartë shitjesh, i/e aftë për të menaxhuar operacionet e përditshme, për të koordinuar stafin dhe për të realizuar objektivat mujore të shitjeve.
Vendndodhja: Tirana Industrial Park.
Detyrat
- Menaxhimi dhe organizimi i aktivitetit të përditshëm të farmacisë.
- Drejtimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e stafit, të përbërë nga 2 farmacistë dhe 3 parafarmacistë, si dhe vetë menaxheri/ja.
- Hartimi dhe organizimi i turneve të punës, duke marrë parasysh fluksin e klientëve dhe nevojat operacionale.
- Monitorimi i shitjeve dhe realizimi i objektivave mujore të përcaktuara nga kompania.
- Analizimi i performancës së shitjeve dhe identifikimi i mundësive për rritjen e tyre.
- Sigurimi i një shërbimi cilësor ndaj klientëve dhe ruajtja e standardeve profesionale të farmacisë.
- Mbikëqyrja e organizimit të produkteve, furnizimeve dhe stokut.
- Menaxhimi efektiv i fluksit të klientëve, veçanërisht gjatë fundjavave dhe festave zyrtare.
- Raportimi periodik mbi rezultatet dhe performancën e farmacisë.
Kualifikimet
- Eksperiencë 10–15-vjeçare në drejtimin e një farmacie të njohur dhe me volum të lartë klientësh.
- Aftësi të dëshmuara në menaxhimin e stafit dhe organizimin e punës me turne.
- Aftësi të forta drejtuese, organizative dhe komunikuese.
- Përvojë në menaxhimin e shitjeve dhe realizimin e objektivave mujore.
- Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe për të marrë vendime në mënyrë të pavarur.
- Preferohet kandidati/ja të disponojë licencë personale për ushtrimin e profesionit, sipas kërkesave përkatëse ligjore.
Shënime
Benefitet:
- Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe profilit profesional.
- Bonus mujor mbi shitjet e realizuara.
- Autonomi në organizimin e orarit dhe të turneve, në përputhje me fluksin e klientëve dhe objektivat e farmacisë.
- Mjedis pune profesional dhe mundësi për zhvillim të mëtejshëm në karrierë.
Të interesuarit të aplikojne ne: info@puneere.al