Rreth pozicionit
Kristi Mermer kerkon te punesoje : Koordinator Prodhimi Durres
Detyrat
- Kontrollon përmasat e materialeve para prerjes sipas fletës së porosisë.
- Verifikon që çdo prerje të kryhet sipas dimensioneve të kërkuara.
- Kontrollon materialet pas prerjes për të siguruar saktësinë dhe cilësinë.
- Koordinon punën me punëtorët e prerjes dhe operatorët e makinerive.
- Siguron që çdo porosi të realizohet sipas planit dhe afateve të përcaktuara.
- Identifikon dhe raporton menjëherë gabimet ose devijimet në prodhim.
- Mban shënime dhe raporte për porositë e përfunduara dhe kontrollin e cilësisë.
- Kujdeset për përdorimin korrekt të materialit dhe minimizimin e humbjeve.
- Bashkëpunon me administratën dhe sektorin e shitjeve për sqarimin e detajeve të porosive.
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme në përpunimin e mermerit, granitit ose materialeve të ngjashme (preferohet).
- Aftësi shumë të mira në leximin e përmasave dhe planeve teknike.
- Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Aftësi organizative dhe menaxhuese të punës në prodhim.
- Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin.
- Njohuri bazë në përdorimin e mjeteve matëse (metër, shabllone, etj.).
- Përgjegjshmëri e lartë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj materialit dhe punës.
Shënime
Ofrohet
- Ambient pune profesional dhe i strukturuar.
- Pagë konkurruese sipas eksperiencës.
- Mundësi zhvillimi profesional.
- Stabilitet pune afatgjatë
Te interesuarit te kontaktojne ne numrin e celularit:+355 69 404 4944
Adresa : Rruga Asti Nushi,Shkozet, Durrës.