HR-Studio

Konsulent Shitjesh në Zyrë Sektori Elektrik

Tirane • 20/11/2026 • Afati: 14/12/2026 • 17

Rreth pozicionit

HR Studio , për një kompani kliente që operon në sektorin elektrik, është në kërkim të një Konsulenti/e Shitjesh në Zyrë, me eksperiencë në shitjen dhe këshillimin teknik për produkte dhe materiale elektrike.
Pozicioni ka në fokus komunikimin me klientët, përgatitjen e ofertave tregtare, ndjekjen e porosive dhe ofrimin e asistencës profesionale për përzgjedhjen e produkteve të përshtatshme.
Kandidati ideal duhet të ketë njohuri mbi sektorin elektrik, aftësi të mira komunikimi dhe eksperiencë në menaxhimin e kërkesave të klientëve.

Detyrat

  • Komunikimi dhe këshillimi i klientëve mbi produktet dhe materialet elektrike.
  • Përgatitja dhe dërgimi i ofertave tekniko-tregtare.
  • Administrimi dhe ndjekja e porosive deri në finalizimin e tyre.
  • Ofrimi i informacionit teknik mbi karakteristikat dhe përdorimin e produkteve.
  • Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve në terren dhe departamentet e tjera.
  • Ndjekja e kërkesave të klientëve për çmimet, disponueshmërinë dhe afatet e furnizimit.
  • Përditësimi i të dhënave të klientëve dhe raportimi i aktiviteteve të shitjes.

Kualifikimet

  • Eksperiencë e domosdoshme në sektorin e produkteve dhe materialeve elektrike.
  • Preferohet arsim në Inxhinieri Elektrike ose fusha teknike të ngjashme.
  • Njohuri të mira mbi produktet, pajisjet dhe materialet elektrike.
  • Eksperiencë në shitje, përgatitje ofertash dhe komunikim me klientët.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Aftësi të mira organizative, komunikimi dhe orientim drejt klientit.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.

Shënime


Per aplikime dërgoni CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com ose +355694504920