Rreth pozicionit
Kompania Gener 2 Sh.p.k kërkon të punësojë një Inxhinier Projektues Strukturist, i cili do të jetë përgjegjës për projektimin, analizën dhe dimensionimin e strukturave të objekteve civile dhe industriale, duke garantuar sigurinë, qëndrueshmërinë dhe përputhshmërinë me standardet teknike në fuqi.
Detyrat
- Projektimi dhe dimensionimi i strukturave sipas Eurocode dhe standardeve lokale.
- Analizimi i ngarkesave, deformimeve dhe optimizimi i përdorimit të materialeve.
- Përgatitja e planeve, detajeve dhe vizatimeve teknike.
- Bashkëpunimi i ngushtë me arkitektët , inxhinierët e tjerë dhe kontraktorët gjatë fazave të projektimit dhe ekzekutimit .
- Hartimi dhe dorëzimi i dokumentacionit të plotë teknik për objektet e planifikuara për t’u ndërtuar.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, profili Strukturist.
- Njohuri të mira dhe eksperiencë në përdorimin e programeve të projektimit dhe analizës strukturore, si Tekla, ETABS, SAP2000, Prota, etj.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, veçanërisht të terminologjisë teknike.
- Minimumi 3 vite përvojë pune në projektimin e strukturave për objekte civile ose industriale.
Shënime
Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.
Afati i fundit i aplikimit eshte data 07 Dhjetor 2026, ora 17:00.
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale