KRESHA PROD

Inxhinier Elektrik/Pergjegjes Asistence Teknike

Tirane • 09/11/2026 • Afati: 03/12/2026 • 17

Rreth pozicionit

Inxhinieri Elektrik është përgjegjës për funksionimin, mirëmbajtjen dhe kontrollin e sistemeve elektrike, makinerive dhe pajisjeve të fabrikës, duke garantuar sigurinë, vazhdimësinë dhe efikasitetin e proceseve të prodhimit dhe paketimit te kafes në përputhje me procedurat teknike dhe të sigurisë në punë.

Detyrat

  • Mbikëqyrja dhe mirëmbajtja e instalimeve dhe pajisjeve elektrike të fabrikës.
  • Kontrolli i sistemeve elektrike të makinerive të prodhimit, pjekjes, bluarjes dhe paketimit të kafes.
  • Identifikimi, diagnostikimi dhe eliminimi i defekteve elektrike dhe elektronike.
  • Bashkëpunimi me teknikët dhe punonjesit e sektorit te prodhimit për zgjidhjen e cdo problematike.
  • Kontrolli i parametrave elektrikë dhe identifikimi i problematikave që mund të ndikojnë në procesin e prodhimit.
  • Bashkëpunimi me kompani të jashtme për servisimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve, kur është e nevojshme.
  • Mbajtja e dokumentacionit teknik dhe regjistrave të mirëmbajtjes.
  • Sigurimi që pajisjet dhe instalimet elektrike të funksionojnë në përputhje me standardet e sigurisë.
  • Kontrolli i sistemeve të ndriçimit, furnizimit me energji, gjeneratorëve dhe pajisjeve të tjera elektrike të fabrikës.
  • Respektimi i rregullave të sigurisë në punë dhe i procedurave të kompanisë.
  • Permiresim dhe automatizim i proceseve ekzistuese.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, Elektronike ose fusha të ngjashme.
  • Njohuri të mira të instalimeve dhe sistemeve elektrike.
  • Përvojë pune në ambiente prodhuese përbën avantazh.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të bashkëpunuar me departamentet e prodhimit dhe teknikes.

Shënime


Per te apikuar per kete pozicion pune ju lutem dergoni CV tuaj ne adresen emailit hr@kresha.al ose na kontaktoni ne numurin e telefonit +355682061491