KlarCoffee

Agjent Shitje

Tirane • 24/11/2026 • Afati: 23/12/2026 • 13

Rreth pozicionit

Kompania Klar Sh.P.K. me ekskluzivitetin e brandit të mirenjohur të Kafes Segafredo për Shqiperinë kërkon të punesoje: Agjent Shitje

Detyrat

  • Menaxhon marrëdhëniet me klientët, nga kontakti i parë deri në ofrimin e shërbimit profesional.
  • Analizon nevojat e tregut sipas zonave të mbulimit, identifikon dhe tërheq klientë të rinj.
  • Prezanton dhe promovon produktet e markës Segafredo Zanetti tek klientët potencialë dhe ekzistues.
  • Zhvillon negociatat me klientët, përcakton kushtet specifike të kontratave dhe finalizon marrëveshjet.
  • Mban komunikim të vazhdueshëm me klientët, duke monitoruar ecurinë e bashkëpunimit dhe adresuar problematikat e mundshme.
  • Koordinon aktivitetet e punës me Supervizoren e Shitjeve dhe Marketingut.
  • Plotëson dhe përditëson databazën e klientëve, duke evidentuar kontaktet në proces dhe ato në pritje, si dhe përgatit raportimet ditore dhe mujore.
  • Monitoron ecurinë e pagesave dhe sigurohet për saktësinë e rakordimeve financiare me klientët.
  • Ndjek faturimet dhe shlyerjen e detyrimeve financiare të klientëve, duke mbajtur evidenca të përditësuara.
  • Monitoron zonën e përcaktuar të mbulimit dhe raporton çdo ndryshim apo moszbatim të marrëveshjeve.
  • Paraqitet në mënyrë profesionale në takimet me klientët, duke qenë i pajisur me të gjithë dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm (kartëvizita, lista e produkteve, të dhënat e konsumit dhe gjendja debitore).
  • Përmbush planin e përcaktuar të takimeve dhe kontratave, si dhe përgatit raportet ditore të vizitave te klientët dhe raportet specifike sipas kërkesave të Supervizores.
  • Është përgjegjës për arritjen e objektivave mujore të shitjeve.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë
  • Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune në ketë fushë
  • Të njohë mirë paketen e Microsoft Office
  • Aftësi për të punuar në grup
  • Të disponojë leje qarkullimi
  • Të jetë i komunikueshem.

Shënime


Të gjithë kantidatët e interesuar duhet të aplikojnë me CV -në e detajuar në shqip me foto bashkangjitur, në adresen: burimenjerezore@klar.al

Suksese!